Reshje shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si do të jetë moti sot

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.

Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës.