Putin paralajmëron kundërshtarët e Rusisë: Hiqni dorë nga sùlmèt, do t’u thyhen dhëmbët

Në përgjigje të kèrcènimeve të supozuara àrmiqtë e Rusisë, presidenti rus paralajmëroi të enjten se ata që sùlmòjnë vendin e tij do “t’u hiqen dhëmbët” nga Moska.

Vladimir Putin po fliste në një takim qeveritar kur bëri komentin e fortë duke thënë se àrmiqtë e Rusisë po kërkonin të “kapnin krahët e saj” sa herë që kombi bëhej më i fortë.

” Gjithmonë ka ndodhur kështu. Sapo Rusia forcohet ata gjejnë pretekste për të penguar zhvillimin e saj,” tha Putin.

Ai nuk i përmendi me emra kundërshtarët e vendit, por theksojmë se kjo vjen në një kohë të marrëdhënieve tejet të tens1onuara të Rusisë me Perëndimin.

Putini shtoi se “të gjithë duan të na kafshojnë diku ose të na kafshojnë diçka. Por, ata që do ta bëjnë atë, duhet ta dinë që ne do t’u heqim dhëmbët në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të kafshojnë”.

“Ishte e qartë dhe çelësi i kësaj është zhvillimi i forcave tona të àrmàtòsura. Por unë do të doja të theksoja edhe një herë se ne nuk po shkojmë në rrugën e militarizimit të ekonomisë sonë”, u shpreh ai më tej.

Putin gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e huaja për të mbajtur Rusinë datojnë shekuj me radhë.

Muajt e fundit Rusia është përballur me akùza të shumta nga perëndimi fillimisht për shkak të bùr.g0sjes së liderit opozitar rus Alexei Navalny, mënyrën sesi u shtypën protestat pro tij dhe akùzat e SHBA për përfshirje në sùlmèt kibernetike e kanë tens1onuar edhe më shumë situatën.