PS nuk humb kohë, Socialistët FIRMOSIN shkarkimin e Ilir Metës

36 deputetë socialistë kanë firmosur propozimin e bazës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Mësohet se ata kanë depozituar në Kuvend mocionin me firma për shkarkimin e Ilir Metës, duke “e detyruar” Gramoz Ruçin të caktojë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e kreut të shtetit.
Shkarkimi i Presidentit të Republikës parashikohet nga neni 90 i Kushtetutës.

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në këtë nen.

4 ditë më parë, në celularët e socialistëve mbërriti nëj SMS sipas së cilës ata duhet të shkonin në zyrën e Gramoz Ruçit për të firmosur mocionin e shkarkimit të Ilir Metës.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.