Nuk ndalet kryeministri Rama, prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij (FOTO)

Kryeministri Edi Rama na ka treguar gjithmonë se një ndër sektorët e rëndësishëm ku është përqendruar qeveria e tij, është pikërisht turizmi.

Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga qendra e re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh. Kryeministri bën të ditur se ky qytet është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.