“Një fitore me brekë nëpër këmbë mori”! Ristani tallet me Bashën: Po na çon nga humbja në humbje, Rama po na e mund Lulin

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani është shprehur se demokratët kanë kaluar tetë vite të vështira dhe sipas tij, prej shumë kohësh atyre nuk u qesh buza nga shija e fitores. Ristani në një postim në rrjetet sociale shprehet se kreu demokrat po i çon nga njëra humbje në tjetrën dhe shton se kryeministri Edi Rama jo vetëm po e mund Bashën, por madje po tallet me të.

“Demokratet kaluan 8 vite te veshtira, plot sakrifica e vetmohim. Tani kane perpara edhe 4 vite te tjera qe ju duhet te vazhdojne betejen e tyre per nje Shqiperi me te mire, me te drejte, me demokratike. Kaloi kaq shume kohe qe demokrateve nuk ju qesh buza nga shija e fitores.

Lideri i tyre po i con nga humbja ne humbje. Edhe nje fitore qe regjistron ne historine e tij, s’ka njeri qe se di dhe se kujton si e mori. Me breke neper kembe.

Rama po na e mund Lulin. Nuk mjafton qe na e mund, por edhe na e tall. Nuk mjafton qe na e mund e na e tall, por edhe e mbron qe sa te jete ne krye te opozites, te tallet edhe me gjithe te tjeret. Ramen e kemi kundershtar, e dime si mundet. Beteja brenda vetes eshte me e veshtira dhe na mungon edhe pervoja per kete.”, shkruan Ristani.