Negociatat me BE/ Gjermania hedh hapin e rëndësishëm, i kërkon Bashkimit Europian që të… (DEKLARATA)

Ministri i shtetit për Evropën pranë kancelares gjermane Angela Merkel në një Tëitter ditën e sotme shprehet se i takon Evropës tani të bëjë hapin e afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Europës.

“Gjermania mbështet objektivin e presidencës së BE për të mbajtur konferencat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në qershor. Të dy vendet kanë ecur përpara me reformat e kërkuara. Tani, i takon Bashkimit Evropian të veprojë.

Shtyrjet e mëtejshme të procesit minojnë kredibilitetin dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian në rajon”, shkruan Michael Roth.