Ministrja Manastirliu jep LAJMIN E MADH

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bën me dije se këtë javë do të mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë vaksìna Pfizer.

Manastirliu thekson se po shkohet drejt objektivit që është 1 milion vaksìna të kryera.

“Janë mbi 736 mijë doza vaksìne tashmë të mbërritura në vend. Ndërkohë që presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksìne, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe një pjesë e tyre, nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian, si pjesë e instrumentit që Bashkimi Europian ka ndërtuar për mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha Manastirliu.

Ministrja ndoqi procesin e vaksinimin me dozat e dyta për të moshuarit në sheshin “Skënderbej”, ku deklaroi se përgjatë muajit maj priten të mbërrijnë 99 mijë doza vaksinash nga kontratat e lidhura.

“Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga kontratat që kemi lidhur me instrumentin Covax, me Pfizer dhe gjithashtu me instrumentin e krijuar tashmë nga Bashkimi Europian”, tha Manastirliu.