Humbi zgjedhjet/ Basha në Këshillin Kombëtar: Na mbështesin të gjithë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka thënë se në sfidën që ka përpara e mbështesin të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha ai.

Basha ka thwnw se aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë

“Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”, tha Basha.