Grida Duma nxjerr prapaskenat ‘bòmbë’: Gjatë fushatës më erdhën disa banda dhe më ofruan…

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Grida Duma teksa ka komentuar zhvillimet e fundit ka nxjerrë prapaskena ‘bòmbë’ nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare dhe në burime njerëzore, për të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesë nga intervista në Open

Grida Duma: Mua më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet që ne i njohim, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar te zonat e thella te fshati duke i kèrcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe… Unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qendrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Eni Vasili: Ju kishit dyshime?

Grida Duma: Jo! Asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme.