“Është pjesë e punës time”, shkon për të bërë intervistë në lokal, gazetarja përfundon duke…

Një gazetare daneze ka bërë bujë pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal s*ksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie s*ksuale. Ky raportim i tillë shkaktoi sensacion tek publiku, duke marrë kritika, por edhe mesazhe mbështetjeje.
Louise Fischer nga Danimarka shkoi në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie s*ksuale, për të raportuar për këtë aktivitet pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Cov|d.

Gazetarja 26-vjeçare thotë se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal s*ksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie s*ksuale.
Në materialin audio që e ka shpërndarë vetë në Tëitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie s*ksuale.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë, raporton “Daily Mail”. Louise Fischer tha se kaloi disa orë në lokalin e seksit, por materiali audio është vetëm disa minuta.
Gazetarja u shpreh se nuk e kishte planifikuar që të bënte s*ks gjatë intervistës, por shtoi duke thënë: “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.
“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Por gazetarja shtoi se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse, që e kanë cilësuar si guximtare dhe gazetare të mirë.