Do hyni në Parlament me votat e zgjedhjeve të manipuluara? Gazetari ‘e vë me shpatulla pas muri’, ja si përgjigjet Salianji

Pyetjes nëse opozita do të hyjë në parlament me votat e zgjedhjeve për të cilat ata pretendojnë se janë të manipuluara, kandidati për deputet i PD, Ervin Salianji iu përgjigj duke thënë se opozita në regjim bën betejë në çdo front.

Pjesë nga diskutimi: në MCN TV

Nuk do njihni zgjidhjet dhe do hyni në parlament, muajin e fundit duhet ti kujtoje Ramës çfarë ka bërë këto 8 vite jo të piqnit peshk.

Salianji: Ne kemi bërë mbi 900 kallzime në SPAK. Por se ju bën më shumë përshtypje peshku se denoncimet kjo është puna juaj. Unë e kam çuar në SPAK.

Ju do shkoni në parlament me votat e zgjedhjeve të manipuluara.

Salianji: Opozita në regjim bën betejë në çdo front. Me regjimet nuk ka suksese të menjëhershme. Gruevski pasi mori mandatin e tretë nuk rezistoi më shumë se një vit dhe sot ka përfunduar në azil.