Çfarë pritet? Balla merr vendimin e papritur live në seancën plenare: Të shtyhen dy seancat e ardhshme

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ditën e sotme po zhvillohet seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka propozuar shtyrjen e dy e seancave të ardhshme, atë të datës 6 dhe 13 maj.

“Do doja të propozoja dy ndryshime, seanca që është parashikuar për në datën 13 maj nuk mund të mbahet sepse është dita e Bajramit dhe është një festë zyrtare në Shqipëri dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetër. Ndërkohë që për seancën e planifikuar pasnesër do kërkoja të shtyhej me një ditë dhe të zhvillohej ditën e premte, edhe për ti lënë kohë Komisionit të ligjeve për të plotësuar procedurat”, është shprehur Balla.