Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta? Gjekmarkaj tregon skenarët që priten

Kandidati fitues i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se pritet të ketë protesta të ketë protesta të forta në vendin tonë, nëse nuk merren masat e nevojshme dhe nuk faktohen ‘krimet zgjedhore’ që do faktohen nga dosja që po përgatit opozita.
“Në Shqipëri do ketë demonstrim dhe zemërim për të mbrojtur votën. Padyshim do ketë protesta. Ndër më të fortat që ka njohur historia.”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Breaking”.

Gjekmarkaj foli edhe për nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit, duke e quajtur një turp më shumë. Gjithsesi, tha Gjekmarkaj, kjo qeveri ka një samar të fortë për të mbajtur turpe në shpinë.

“Ne jemi në krizë totale këtu. Këtu kemi tragjedi të institucioneve nga pikëpamja formale. Shkarkimi i Metës do të ishte një turp më shumë. Kjo qeveri ka një samar të fortë për të mbajtur turpe në shpinë. Opozita është ‘Vìktima e këtij procesi. Ramës i intereson të flitet për diçka që nuk ekziston, prandaj merret me Metën. Nuk merret me botën e kr1.mit dhe blerjen e votave. E gjithë kjo bëhet në kurriz të PD.”, tha Gjekmarkaj.

Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta?

Ka aspektin qesharak. Të bësh presidente Manastirliun, Etilda Gjonin apo Spiropalin. E dyta është rënia e institucioneve në duart e një personi.Projekti i opozitës dhe sfida e PD është sesi të rikthehen zgjedhjet e lira në këtë vend.Që vota të mos blihet, që të fortët të mos ndikojnë.