Braçe nxjerr foton: Turp kush e pështyu punën për 50 mijë lekë (FOTO)

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga punimet në rrugën e Çermave. Braçe thotë se ajo nuk ishte një projekt për zgjedhje pasi puna do të vazhdojë deri në metrat e fundit. Ai shton se është e turpshme të paditet puna nga pisat dhe hajdutët dhe për ata që e pështynë për 50 mijë lekë.

“Rruga e Çermave, sepse nuk ishte “per zgjedhje”, puna vazhdon! As genjyem kend e as ja hodhem kujt! Puna vazhdon deri në metrin e fundit. Edhe ketu, edhe ne Bicukez, edhe ne Grabian, edhe ne Dushk Can; Per turp kush paditi punen nga patia e pisave dhe hajduteve! Por, per TURP edhe me shume kush e peshtyu punen per 50 mije leke! Jeta vazhdon, puna vazhdon atje ku e duan”, shkruan Braçe.