Bearti tregon për lidhjen romantike me personin e veçantë

Edhe pas daljes nga “Për’puthen”, Beart Rexhepi vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut. Ish-konkurrenti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për lidhjet romantike.

A mendoni se dy akrepë shkojnë bashkë?” e pyet një fans, duke iu referuar shenjës së horoskopit.

Kaq është dashur që Bearti të na tregojë më shumë për marrëdhienet në jetën e tij teksa përgjigjigjet: “Nuk kam pasur eksperienca të këqija me akrepë të tjerë. Por është shumë intensive”.

Kujtojmë se i riu nga Kosova “pushtoi” mediat rozë që kur u lidh jashtë programit të dashurisë me Tea Trifonin e deri kur u nda me të.