Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton deri në 73 mandate në rang kombëtar! PD s’fiton as me LSI!

Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në 56-58 mandate. Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr 3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate. Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit luf.ton për një mandat.