Pjerin Ndreu kap “mat” Bashën dhe Kryemadhin

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tregon deklaratat që opozita nxjerr blof veten.

Sipas tij, pa u hapur ende kutitë PD dhe LSI nuk reaguan duke e quajtur proces korrekt dhe bënë thirrje për fitore. Më pas, sipas Ndreut kur humbën, thanë se i blenë votat.

“Rrumpalle opozitare

Deri sa u hapen kutite, dhe pane ca kishte brenda, PD dhe LSI nuk u ndjene. U pane te ngazellyer nga procesi korrekt dhe thirrjet per fitore duke cmendur dynjane!

Pastaj kur humben, thane na i blene e na i vodhen! Sipas kesaj i bie te jene blere e shite kur kane qene brenda ne kuti, se nuk ka shpjegim tjetër”, shkruan Pjerin Ndreu.