Ministrja Balluku jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët. Ja kur pritet të rikthehet normaliteti në aeroport

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se nga ky moment në aeroport do të nisin fluturimet esenciale. Ajo u shpreh se sipas planeve nesër në mëngjes pritet të ketë fluturimet normale për të gjithë udhëtarët.

“Jam këtu për të komunikuar situatën në Aeroportin e Rinasit. Në këto momente do të nisin fluturimet esenciale, ato që futen në këtë kategori, fluturimet, humantirare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave që do të vinte dje, do të vijë sot rreth orës 15:00 pasdite. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do jetë e pamundur që të kemi fluturime komerciale, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur një zgjidhje. Sipas planave tona do të arrihet ditën e nesërme. Nesër do të kemi fluturime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komeraciale”, u shpreh Balluku.