‘Mbylle kullën’…’Kam guxim, por jo deri këtu’, zbardhen bisedat në WhatsApp që fundosën 3 kontrollorët

Janë zbardhur bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosur 3 kontrollorët ajror të cilët janë arr3stuar si organizatorë që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit. Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të traf1kut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polìci edhe Emiljano Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arr3stuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Nga bisedat, rezulton që formularët e paaftësisë janë plotësuar nga treshja, dhe më pas janë shpërndarë në WhatApp, në grupin e përbashkët që kanë pasur kontrollorët me njëri-tjetrin.

Bisedat në grupin e WhatsApp
6.04.2021, ora 11:34
Armando Fezga: Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin
06.04.2021, ora 04:25
Endrit Hajredini: Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë
Klest Dashi: Mbylle kullën
Endrit Hajredini: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes

****
06.04.2021, ora 21:12
Flora Ndreca- Gersi Spaho: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin
06.04.2021, ora 10:50
Muhin Mezini i dërgon Olsi Petrit formularin e paaftësisë në punë
Olsi Petrit: Në 12 jam aty
06.04.2021, ora 10:49
Muhin Mezini i dërgon kontaktit të regjistruar me emrin Ezi formularin e paaftësisë në punë
Ezi: E mira është të shkruash me shkurt

Emrat e kontrollorëve
Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Pas më shumë se 24 orësh pezullim të punës, ministrja Belinda Balluku njoftoi se nesër do të vendoset normaliteti në aeroportin e Rinasit dhe do të nisin të gjitha fluturimet për udhëtarët, ndërsa sot do të vijohet me fluturimet emergjente. Balluku tha se vaksinat e bllokuara mbrëmë do të vijnë sot rreth orës 15.00, ndërsa tha se plani ishte që fluturimet të bllokoheshin deri ditën e zgjedhjeve.