Ilir Metës i shpërbëhet LSI në Vlorë, pas nxjerrjes jashtë loje të…

LSI e Vlorës duket se po shpërbëhet. Largimi i Luan Ramës duke se nuk ka qenë i vetmi skenar, pasi Ilir Meta i druhet dhe braktisjes nga persona të tjerë. Presidenti foli në një studio televizive në Vlorë, ku e tha hapur se ka takuar të gjithë kandidatët për deputetë të opozitës ndërsa ka nisur të takohet dhe me komisonerët e PD-LSI. Presidenti i druhet një tràdhtie nga ana e komisionerëve të opozitës prandaj ka hyrë në lojë vetë. Po ashtu duket se nuk ja ka besën Partisë Demokratike. Ai ka udhëzuar komisionerët të mbrojnë me çdo kusht votën, duke dhënë sinjale se do ketë tensione më 25 prill. “Unë në ditët në vijim do të takoj një për një të gjithë komisionerët e opozitës pranë Qendrave të Votimit dhe KZAZ-ve. Unë jam këtu për t’iu dhënë kurajo vlonjateve që ju jeni vlonjatë dhe nuk iu intimidon askush. Mua do më kenë krah qytetarët. Unë do të denoncoj çdo ditë skandale. Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blejë askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave”, tha ai. Nga ana tjetër Meta e tregoi qartë se në Vlorë ka një përplasje me Luan Ramën. Deklarata e presidentit tregojnë qartë se ai dyshon që Luan Ram ka kaluar me PS. Ndërkohë Meta ka kërcënuar dje me arrestimin e Damian Gjiknurit. “Damian Gjiknuri sot duhet të ishte në burg. Prandaj nuk janë hapur negociatat me BE se nuk është Damiani me shokë në burg për të dhënë llogari për dosjen e Dibrës dhe Shijakut. Vlora sot kërcënohen nga një tërmet që është Damiani dhe ai duhet të futet në burg. Pas 25 prillit do japë llogari, Damiani, Ymeri dhe shokët e tyre. Unë e kam telefonuar Damian Gjiknurin dhe i kam kërkuar që të ndalojë këto skenarë, kam dëshmitar Nikoll Lesin dhe Ylli Rakipin dhe i thashë unë e di që ty të nxit Edi Rama që të bësh këto skenarë dhe po përpiqesh për të manipuluar dhe blerë votat e vlonjatëve. Jemi përballë një skenari mafioz”, tha ai.

Frika e Metës

Presidenti i druhet një skenari tradhtie nga brenda LSI dhe brenda PD. Ai ka deklaruar se në Vlorë po tentohet një skenar si ai i Dibrës i blerjes së votave. Nga ana tjetër ai sulmoi fort prokurorinë. “Unë kam vënë në dijeni edhe Monika kryemadhi, Lulzim Bashën, Bujar Leskajn dhe të gjithë që kemi shumë denoncime dhe do bëhet kërdia me blerje votash, pasi këtë shqetësim e kemi parë edhe në portalin që ka hapur Presidenca. Prokuroria dhe drejtësia ka rënë në Shqipëri. Këtu prokuroria është kapur nga Rama dhe dosjet 339 flenë në sirtarë. Po ore po unë jam presidenti politik. Dhe do mbroj detin, votat dhe gjithçka. Ta harrojë Edi Rama që do trembë Ilir Metën. Rama ka trembur gjithë Shqipërinë, por Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk ka shanse ta trembë. Të paktën Ilir Metën që është presidenti se doktori nuk ka ndonjë post. Këtu ( në Vlorë) ne drejtohemi në një grup kriminal që përdor çimka dhe blen vota, që kryesohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro. Vlora është qendra e gravitet. Mandatet e Vlorës nuk do i shkojnë inceneratorëve dhe mafies. Unë sapo kam takuar gjithë kandidatët e opozitës në Vlorë dhe ua bërë të qartë që do ju provokojnë edhe me policë të inflirtua. Unë jam këtu për t’iu than atë gjithëve që vota e Vlorës do të lexohet një për një”, tha Meta.