“Hëngre dru në Laç”, kryeministri Rama i jep përgjigjen e prerë Blendi Fevizut,për herë të parë është votuar…

Kryeministri Rama u shpreh se në bùrgje fitoi opozita. Kjo ka ndodhur për herë të parë sipas Ramës dhe kjo tregon se tregon një rezultat normal pasi nuk është përdorur fuqia e pushtetit për të marrë vota.

Pjesë nga intervista në Opinion

Blendi Fevziu: Pse duhet t’ua jepte ju populli sërish votën edhe pas tetë vitesh qeverisje? Të themi që keni punuar, ja po ua besoj por nëse do të ishit vlerësuar për punën apo do të kishit punuar vërtet, do të ishit vlerësuar në ato vende. Përshembull na Laç hëngrët dru, ju thoni që po ndërtoni një Laç të ri, por aty ju ndëshkuan…

Edi Rama: E para njëherë vendimi i sovranit hedh poshtë të gjithë ato të individëve, nuk ka vend për diskutim. Shembulli i Laçit, njësoj si ajo e bùrgjeve. Vlen shumë për të kuptuar që vota nuk është një votë e lidhur as me ato që mund të konsiderohen me benefite të momentit, as me ndonjë manipulim, siç flitet. Është hera e parë që opozita fiton në bùrgje të caktuara. Nëse hohim historikun e bùrgjeve, deri në 2017 kur administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit, imagjino sa mund të përdoret jashtë tyre.