“Do fitosh ti apo ne?”, Rama i befason të gjithë, publikon videon e pazakontë me mbështetësin e PD

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video jo të zakontë me një mbështetës të Partisë Demokratike.

Takimi ka ndodhur gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”. Mbështetësi e pyet se kush do fitojë dhe Rama i përgjigjet se do fitojë populli.

“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruan Rama.

Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?

Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!