A do të jetë Fatos Nano Presidenti i ardhshëm i vendit tonë? Bamir Topi nxjerr prapaskenat politike

Ish-Presidenti Bamir Topi u shpreh mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Log’, se kështu si ka ardhur Kushtetuta zgjedhja e kreut të shtetit është produkt i mazhorancave.

I pyetu nëse mund të jetë Fatos Nano President, duke qenë se e ka artikuluar në të shkuarën këtë ambicie dhe kohët e fundit ka dalë në krah të Edi Ramës, Bamir Topi dha një përgjigje të prerë.

“Po më bën një pyetje që nuk ka fare lidhje me bazën e informacioneve që kam unë. Fare. Kur them që është produkt i mazhorancave politike që do të krijohen, mund të krijohet një mazhorancë në krahun tjetër dhe mund të jetë produkt i tyre.

Por në çdo lloj rrethane është produkt i mazhorancave dhe jo i një marrëveshje që kërkonin presidentët kur zgjidheshin me ¾. Votimi nga populli është ai që i jep garanci absolute dhe autoritet një institucioni” tha Topi.