Rama nuk i kursen batutat me Petro Koçin: Të dy i kemi humbur tjegullat e kokës, nuk e di kush është më…

Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që zhvilloi në Fier në kuadër të nismës ‘Deputeti që duam’.

Në prani dhe të deputetit dhe kreut të PS-së në Fier, Petro Koçi, Rama tha se e përbashkëta mes tyre ishte se ‘kishin humbur tjegullat e kokës dhe se ishin zbuluar nga ana e çatisë”.

Sipas Ramës, bashkë me Petro Koçon janë pjesë e një gjenerate, por me dy drejtime të ndryshme.

“Ky nuk është një proces që na detyroi dikush, apo për të thënë se; ja jemi të hapur, ja jemi të prirur ta ripërtërijmë gjakun në këtë organizëm të madh politik. Por është sepse është tradita jonë. Nëse s’do të ishte kjo traditë, s’do isha këtu sot. Si unë, dhe plotë të tjerë. Nëse sot jam këtu, dhe bashkë me mua është dhe Petro, kjo është shprehja më kuptimplotë e asaj që është tradita jonë. Dy njerëz të një moshe tani, nuk e di kush është më i ri nga ne të dy, pasi është konkurrencë e kot, pasi të dy i kemi humbur tjegullat e kokës, jemi zbuluar nga ana e çatisë, por të një gjenerate me dy drejtim e të ndryshme, që gjendemi në të njëjtën familje politike.”, tha Rama.