Shkon në 120 numri i vìktìmave nga koronavirusi në vend, tre persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend, në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vìktìmave në 120.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se luftën me COVID-19 e kanë humbur një 57-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar po nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera“, njofton Ministria.

Ndërkohë u regjistruan 68 raste të reja, duke çuar numrin e personave të infektuar në vend që nga fillimi i epidemisë në 4358, ndërsa raste aktive janë 1775.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463.