Humb jetën nga Covid-19 në moshë të re arkitekti shqiptar, mesazhi prekës nga Shoqata e Arkitektëve

Një lajm i hidhur raportohet nga Kosova, ku bëjnë me dije ndarjen nga jeta të një arkitekti. Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës ku është njoftuar se si pasojë e virusit COVID-19 ka vdekur arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti, në moshën 53 vjeçare.

Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja, dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë, dhe veccanërisht për familjen e tij.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19. Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.