5 ushqime që përshpejtojnë metabolizmin tuaj

Kur mendoni se çfarë duhet të bëni për darkë, mendoni të mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime me ngjyra të ndezura që përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Ja disa prej tyre:

1. BROKOLI
Kur mendoni se çfarë duhet të bëni për darkë, mendoni të mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime me ngjyra të ndezura si brokoli. Është me pak kalori dhe shumë ujë dhe fibra në përmbajtje për t’ju ndihmuar të ndiheni të plotë, plus ai rrit aftësinë tuaj për të djegur yndyrë. Tufëzat përmbajnë kalcium dhe vitaminë C dhe mund të ngadalësojnë prodhimin e hormoneve të tiroides te njerëzit me këtë sëmundje. Edhe spinaqi, specat e kuq janë zgjedhje shumë të mira.

2. FASULET
Fasule dhe thjerrëzat ndihmojnë në shtimin e hekurit, gjë që ndihmon trupin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase për të djegur kalori. Një filxhan thjerrëzash siguron rreth 35% të nevojave tuaja të përditshme të hekurit dhe kur kombinohet me një kokërr si quinoa, ju do të merrni shumë proteina në vaktin tuaj. Fasulet e kuqe janë plot me fibra të tretshme që ulin nivelin e insulinës pas tretjes, kështu që trupi juaj ka më pak yndyrë.

3. ERËZA
Përdorni erëza në receta, xhenxhefil, farat e sinapit, fara qimnon dhe kanellë në recetat tuaja për të ndihmuar trupin tuaj të tresë ushqimin në mënyrë më efikase.

4. ÇAJI JESHIL
Studimet tregojnë se ‘catechin’, një lloj ‘polyphenol’ që gjendet te çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrës.

5. SPECAT DJEGËS
Specat djegës përmbajnë kapsaicin, një përbërje kimike që mund të përmirësojë metabolizmin tuaj, pasi djegia e kalorive do të vazhdojë për rreth tre orë pasi të hani.