‘Dashuria të verbon’/ Flet 35-vjeçari që do martohet me 80-vjeçaren

Kjo histori vazhdon të jetë në qendër të opinionit publik jo vetëm në Angli, por në mbarë botën. Një 35-vjeçar egjiptian, i cili do të martohet me një 80-vjeçare nga Anglia, ka folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë.

Mohamed Ahmet Irbriham tha se ‘dashuria e ka verbuar’. Pavarësisht se partnerja e tij është 20 vjet më e madhe se mamaja, egjiptiani thotë se ka rënë kokë e këmbë në dashuri.

“Kur je një burrë që bie në dashuri me një grua, nuk ka rëndësi sa e vjetër është ajo apo se si duket”, tha ai. Ai nuk foli për jetën e tyre s*ksuale, por partnerja e tij Iris Jones e ka bërë diçka të tillë.

Iris Jones u ftua në emisionin ‘This Morning’ në Angli, ku i befasoi njerëzit me rrëfimin për natën e parë të s*ksit me të dashurin e ri.

“Nata e parë ishte goxha e ashpër. Askush nuk ka qenë pranë meje për 35 vjet… mendova se isha e v1rgjër sërish”, tha ajo, kurse prezantuesit u shkrinë së qeshuri me fjalët e saj. “A mund t’ju them se çfarë përdorëm? Një tub të tërë me krem”. “Puna është se ditën tjetër nuk ecja dot. Më dukej sikur kisha hipur mbi kalë”, tha ajo.

Britanikja tha se pavarësisht se i shijon jeta s*ksuale, kjo nuk është pjesa më e rëndësishme e marr3dhënies së tyre. Ajo është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura. Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

“Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore,” thotë britanikja.

Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë s*ks. “M’u duk vetja sikur isha e v1rgjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka nja katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë. Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.