Ka degjeneruar në përplasje dhe përleshje me policinë protesta e qytetarëve në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet taksa për të kaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur...
Partia Socialiste po i “rrëmben” këshilltarët bashkiakë në disa qytete, ndërsa kohët e fundit largimet pritet të zbresin edhe në rang deputetësh. Që pas largimit të Ilir Metës nga posti i kryetarit, kjo parti ka nisur të rrudhet, ndërsa humbja e pushtetit dhe kalimi në opozitë ka bërë që...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditimit të kryer pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”. Grupi i auditimit ka konstatuar fakte dhe rrethana të paligjshme, që krijojnë bindje të arsyeshme se...
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë debatit për taksën në Rrugën e Kombit. I ngacmuar nga komentuesit në Facebook, Rama ka reaguar duke deklaruar se taksa është detyrim për shqiptarët në të dyja anët e kufirit, për të mirëmbajtur rrugën. Debati për taksën në Rrugën e Kombit vijon...
Ardian Nezha Kryeprokurori i Elbasanit, emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë nga Arta Marku ka dhënë sot dorëheqjen. Prokurori Nezha konfirmoi largimin e tij nga detyra. Nezha ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me arsye shëndetësore, por sipas burimeve, lëvizja e tij është taktike, pasi ai pritet...
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vendosur ti rikthejë motorin e policisë ish-efektivit, Xhemil Haluli, i cili tashmë ka edhe certifikatën e pronësisë. Ka qenë ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili vendosi që Xhemil Halulit pas 45 viteve shërbim në polici t’i dhurohej në ceremoninë e...
Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Në mbledhjen e sotme të Këshillit...