“Ah s’ke faj ti”, “Prit se nuk keni parë gjë akoma!”, plas “sherri” mes Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt (FOTO)

Eduart Grishaj është “sfiduar” në rolin e tij si regjisor në projektin që pritet të dalë sëshpejti në kinema, të quajtur “Sofia”.

Kjo pasi pjesë e kastit të aktorëve ka qenë edhe partnerja e tij në jetë, Arbana Osmani.

Në një intervistë më herët, Eduarti u shpreh se nuk kaqenë aspak e lehtë për të të punonte me moderatoren.

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është dhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”– tha Grishaj, i ftuar në “Euronews”.

Por, si e priti Arbana këtë interviste të partnerit të saj? I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit në Instagram, ku shkruan:

“Ah s’ke faj ti”, duke i bërë “tag” regjisorit.

Mirëpo, nuk është mbyllur me kaq! Edhe Eduarti ja ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ai ka ripostuar story’n e saj duke shkruar: “Prit se kuk keni parë gjë akoma”.