Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja zbardh detaje: Ja kush është “miniera e arit”

Efektivi i policisë dhe njësisë Operacionale për arrestimin e personave në kërkim, Jeton Lami, prej disa ditësh ndodhet në burg, e kjo pasi ai dekonspiroi operacionet për arrestimin e Ervis Martinajt. 28-vjeçari Lami u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj, të cilin policia kërkon ta arrestojë si dhe po heton se rivalët e kanë rrëmbyer e zhdukur.

Lami akuzohet se edhe pse ndaj Ervis Martinajt kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, e ka thyer këtë urdhër dhe madje ka bërë rolin e shoqëruesit të një prej kriminelëve më të kërkuar në të gjithë vendin.

Lidhur me arrestimin e Jeton Lamit, gazetarja Xhensila Kodra, u shpreh se ai mund të cilësohet si një minierë ari për hetuesit. Sipas saj, Jeton Lami ka shumë informacione lidhur me të zhdukurin Ervis Martinaj, por edhe për efektivët e policisë që janë të inkriminuar.

“Jeton Lami është një nga personat që mund të jetë një minierë ari në policinë e shteti. Edhe nga ata që janë larguar apo shkarkuar. Jeton Lami ka qenë krahu më i djathtë i Vis Martianj. Ai dinte me detaje të gjithë kolegët e tij, Në Tiranë dhe në qarqe. Kush ishin personat që Vis Martinaj punonte me to për të mos u kapur. Ka pasur një bisedë mes Lamit dhe Nanos. Ju ofruar një status bashkëpunimi për të treguar. Fillimisht është pranuar. Por jo deri në detaje konkrete deri tek zhdukja e Vis Martinajt.”tha Xhensila Kodra.

Gazetarja ka theksuar, se është edhe një efektiv i RENEA-s i cili dyshohet si inkriminuar në ngjarje kriminale.

“Ka dalë nga përgjimet. Për të kuptuar lëvizjet që ka bërë Vis Martinaj. Automjeti A8 është parë në hotel. U mbajt nën vëzhgim dhe në momentin që u bë masa e arresti është thirru tek Geldis Nano. Si një raportim me ato që kishte dijeni. Ka një numër të lartë të oficerëve dhe të RENEA-s apo të Operacionales. Se dyshohet se edhe një oficer i RENEA-s është i përfshirë si një person që ka ruajtur dhe ka shoqëruar Ervis Martinaj.”