VIDEO/ Pamjet me dron “djegin” dhe Kryeplakun e fshatit, arrestohet një 20-vjeçar

Operacioni policor i koduar “Kamuflimi” nga Komisariati i Policisë Kurbin, ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, e ka çuar në pranga autorin e dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.

“Si rezultat i kontrolleve, si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, beri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

VIDEO