Të shtëna me armë zjarri, të përfshirë dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, të

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, duke shkaktuar panik për qytetarët.

Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodhur ne Njesinë administrative Shupenzë, në vendin e quajtur Ura e Sebinit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërse debati ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes..