Qëlloi me kallashnikov drejt makinës për të vrarë fqinjin, publikohen emrat e konfliktit me armë në Durrës (Detajet)

Mësohen emrat e protagonistëve të konfliktit me armë sot pasdite në Durrës. Në pranga është vënë Latif Paja, pasi qëlloi me kallashnikov drejt fqinjit të tij, Klajdi Jakupi.

Policia vendore informoi se e arrestoi 56-vjeçarin në lagjen nr. 5, Durrës.

Latif Paja, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, Klajdi Jakupi i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet. Plumbat kanë shpuar automjetin, por objektivi ka shpëtuar për mrekulli.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.