Nuk u kthye në shtëpi pasi doli të mbledhë boronica, gjendet i riu në bjeshkët e Sharrit: E kishte kapur moti i keq

23-vjeçari i cili u shpall i zhdukur ditën e sotme fatmirësisht është gjetur shëndoshë e mirë në bjeshkët e Sharrit.

Mësohet se Meledin Adili i cili isht larguar në bjeshkë për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë, ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq.

I riu u denoncua ditën e sotme nga familjarët pasi që prej ditës së djeshme ata nuk kishin asnjë informacion mbi të.