Nuk i prek kri’za që ka përfshirë botën, njihuni me vendin ku jetohet pa energji elektrike (Foto)

Në një kohë ku e gjithë bota është futur në një kri’zë energjetike, për shkak të çmimeve të larta, një fshat i lashtë në Amerikën Qendrore, është më pak i prekuri nga ky shqetësim.

Santa Cruz, një vendbanim i hershëm i fiseve Maja, shtrihet në një luginë të vogël mes maleve të thepisura në Belize. Në këtë fshat, banorët e paktë në numër jetojnë ende në banesa me çati kashte dhe merren me kultivimin e misrit, patates dhe kakaos. Kjo është një mënyrë jetese që ka mbetur e pandryshuar për shekuj me radhë. Ky komunitet jeton në harmoni të plotë me natyrën, duke qëndruar larg çdo zhvillimi teknologjik.