Nuk donte ta shqetësonte në shtëpi! Babai vret djalin e vogël

Një baba ka vrarë ‘qëllimisht’ djalin e tij të vogël, duke e lënë në një makinë të nxehtë për pesë orë. Sipas raportimeve, Landon Scott Parrott nuk donte që i biri 14-muajsh ta shqetësonte në shtëpi, teksa nëna e tij ishte në punë.

Policia ka vlerësuar se i vogli është përballur me temperatura shumë të larta dhe ka qenë i lidhur në një ndenjëse në makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se 19-vjeçari tashmë ndodhet në burgun e qarkut Tuscarawas, ku akuzohet për rrezikim të fëmijëve dhe vrasje të pavullnetshme.

Policia u lajmërua nga stafi në Spitalin Union Cleveland Clinic, i cili u tha atyre se i pandehuri e çoi fëmijën që nuk reagonte në dhomën e urgjencës.

“Gjatë hetimit fillestar, detektivët gjetën informacione të papajtueshme që jepeshin nga babai. Ndërsa hetimi vazhdonte dhe u mblodhën provat, babai u përball me informacionin e ri dhe rrëfeu para detektivëve atë që kishte ndodhur me djalin e tij”, ka njoftuar policia.

Parrott ka thënë fillimisht se e kishte gjetur fëmijën pa ndjenja pasi doli nga tualeti. Megjithatë në këtë moment atij iu shfaqën pamjet inkriminuese të CCTV-së ku dyshohet se e vendosi fëmijën në makinë.

“Gjatë intervistës duket se kjo nuk ishte një çështje për të harruar fëmijën, por ishte një veprim i qëllimshëm në mënyrë që fëmija të mos e shqetësonte gjatë qëndrimit në shtëpi”, tha policia.