Ngjarje horror/ E përdhunuan dhe i vunë zjarrin për ta djegur, ndërron jetë 16-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, pasi një 16-vjeçare, viktimë e dhunës seksuale ka humbur jetën.

E mitura ndërroi jetë në spitalin e Lucknow, kryeqyteti i shtetit të Uttar Pradesh, ku po merrte mjekim për plagët e shkaktuara pasi përdhunuesit e saj i vunë flakën për ta djegur.

Pas njoftimit për vdekjen e saj nga policia, në qytet shpërthyen protestat pasi kjo ngjarje pason një tjetër rast të rëndë abuzimi seksual. Më herët, dy motra u përdhunuan dhe u rrahën nga disa burra, deri sa u varën në një pemë dhe u lanë të vdisnin aty.