Ngjarje e rëndë/ Gjendet një person i vdekur tek Shkalla e Tujanit, dyshohet se…

Një person është gjendur ditën e sotme i mbytur tek vendi i quajtur Shkalla e Tujanit në Tiranë.

Lajmi sapo është konfirmuar për mediat teksa ende nuk dihet as gjinia e personit dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.