Mësuesja lë punën dhe i bashkohet faqes për të rritur: Do më duheshin 25 vite të fitoja 1 milion dollarë por… (FOTO)

Një ish-mësuese që hoqi dorë nga mësimdhënia për t’u bërë pjesë e faqes për të rritur, ka folur hapur për të ardhurat e saj. Courtney Tillia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqi dorë nga karriera e saj si mësuese për t’u fokusuar në shitjen e fotove dhe videove seksi në internet.

Tani ajo pretendon se ka arritur statusin e milioneres, pasi po fiton shuma të mëdha nga shitjet e imazheve të saj “hot”.

Duke folur për TMZ, Courtney është shprehur se ka grumbulluar më shumë se 1 milion dollarë, midis tre llogarive të saj në “OnlyFans”. Ajo ka gati tre vite që mori vendimin që të bëhej pjesë e kësaj platforme dhe duket se nuk është penduar aspak për këtë.

Courtney ka një faqe VIP, ku ofron foto dhe video nudo, të cilat i sjellin një pjesë të madhe të të ardhurave. Gjithashtu ajo ka një faqe falas ku fiton para përmes përmbajtjes ‘pay per view’.

Ish-mësuesja ka rrëfyer se do t’i duheshin 25 vite për të fituar 1 milion dollarë, e kjo e ka ndryshuar jetën e saj për mirë.

Tashmë ajo ka zhvendosur bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj nga Arizona në Los Angeles, ku kanë shijuar udhëtime të shumta.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo është shprehur se të ardhurat shtesë mund t’i përdorë për të ndihmuar të pastrehët që të gjejnë një vend për të jetuar në Los Angeles.