“Me 2.3 ton kokainë”, Artan Hoxha: Më kanë arrestuar në Kolumbi

Teksa ndodhet në Kolumbi, gazetari investigative Artan Hoxha ka shpërndarë një foto me policinë vendase.

Ai shihet mes dy policëve të quajtur Laura Meneses dhe Emanuela Robayo. Gazetari shkruan me ironi se është arrestua me një ngarkesë 2.3 tonësh kokainë.

Më herët Hoxha denoncoi se në portin e Durrësit për 48 orë, ka zbarkuar një sasi prej 2.2 tonë kokainë. Kjo ende nuk është konfrimuar nga autoritet shqiptare, por përflitet se një ngarkesë e madhe kokaine është bërë shkak debatesh edhe në rangun e ministrave dhe drejtuesve të policisë në vendin tonë.

Deklarata e Artan Hoxhës:

Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….

Ke te drejte,-i thashe.

Po me kane arrestuar.

Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…

Dhe çfare arrestimi???!!!

Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…

Viva Colombia