Kokainë në zilen e biçikletës, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar në Rimini një 21-vjeçar me kombësi shqiptare, me dokumente të parregullta, i cili u kap ke kokainë dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjatë kohës kur u ndalua nga policia, ai ishte duke udhëtuar me biçikletë. Nga kontrolli, në xhep iu gjet një dozë kokaine , të cilën 23-vjeçari po tentonte ta fshihte.

Nga kontrolli i mëtejshëm, në zilen e biçikletës u gjetën dhe disa të tjerë, dhe pesha totale e lëndës narkotike ishte 50 gramë. Gjithashtu të riut shqiptar iu gjetën dhe 9 mijë euro si dhe çelësat e hotelit ku po qëndronte