Gledis Nano flet për televizionin francez dhe tregon si u ARRATISËN 14 kriminelë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole.

Nano ka thënë ndër të tjera se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 krimilelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.

Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Megjithatë Nano ka thënë se disa personazhe të botës së krimti janë arrestuar gjatë drejtimit të Policisë prej tij. “Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.

Nano thotë më tej se shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të reformës në drejtësi, duke ngadalësuar punën e institucioneve ligjzbatuese.

“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”.

Reportazhi nënvizon ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Shqipëria në këto 32 vite tranzicion.

“Të bëhen pjesë e Europës është qëllimi i tyre parësor. Shqiptarët janë të bindur që kjo gjë do u përmirësojë imazhin dhe do rrisë interesin e turistëve të huaj”, thuhet në reportazhin francez.