E rëndë! Po lahej në det, mbytet një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Plazhin e Zvërnecit, pasi një 45-vjeçar me iniciale E.B nga Korça është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.