Dekonspirimi i aksioneve gjatë drejtimit të policisë nga Gledis Nano, Meta: Dështimi i tij ishte se…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sot edhe një shkrim të mediave franceze lidhur me dorëheqjen e ish-kreut të policisë, Gledis Nano.

Në këtë raportim Nano citohet të ketë thënë se 14 kriminelë ikën për shkak të dekonspirimit të aksioneve.

“Nuk është ndonjë sekret që shumë vende europiane për shkak të mungesës së besimit te institucionet tona ligjzbatuese, nuk ndajnë informacione. Tani është bërë e qartë se dështimi i ish kryepolicit ishte se duhet të kishin dështuar të 34 aksionet”, u shpreh Meta.

Vetting i policëve që do ta bëjë Agjencia e Mbikëqyrjes policore ku drejtues është Ardi Veliu…

Është njësoj si ligji që do terrorizonte prokurorët dhe gjykatësit. Këto janë përpjekje të dëshpëruara për të rritur trysninë politike.