‘Çakalli’, 45-vjeçari shqiptar, një ndër personat më të kërkuar në Evropë! Drejtonte bandën që trafikonte drogë në Gjermani dhe vendet të tjera të BE-së (EMRI)

Berti Dedja, 45-vjeç ose i njohur me nofkën “Çakalli” është një person i përfshirë në “listën e personave më të kërkuar në Evropë” të “Europol”.

Mediat gjermane shkruajnë se Dedja ka ushtruar një tregti ‘profesionale’ droge të kokainës dhe marjuanës, bashkë dhe me persona të tjerë dhe ishte kreu i bandës që trafikonte drogë që prej vitit 2016.

45-vjeçari shqiptar, i cili fshihet që prej vitit 2018 mësohet se ka përdorur mjete të përgatitura paraprakisht posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. Dedja u fut në listën e Europolit këtë të mërkurë këtë të mërkurë, sipas njoftimit të policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg.

Hetuesit mendojnë se ai mund të jetë jashtë vendit i fshehur, në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.