Aksident TRAGJIK, treni merr para makinën, mbeten 7 të vdekur

Shtatë persona u vranë kur një makinë u përplas nga një tren sot në jug të Hungarisë. Aksidenti fatal ka ndodhur në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.

Shoferi dhe gjashtë persona të tjerë në mjetin fatal kanë mbetur të vdekur. Drejtuesi i trenit u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.

Sipas policisë hungareze, një automjet tentoi të kalonte një vendkalim të pambrojtur rreth orës 7 të mëngjesit (me kohën lokale) dhe u përfshi nga një tren që kalonte.

Në këtë vendkalim nuk ka trarë ndalues, vetëm një shenjë paralajmëruese.