“Më ftoi në shtëpi për kafe por…”/ 45-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 38 vjeçarën

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Kretë, pasi ka tentuar të përdhunojë një 38-vjeçare.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur më 15 gusht, kur shqiptari e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe. 39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat kanë marrë një rrjedhë të papritur. Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi, shkruan protothema.gr.

Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend. 45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.