Skandaloze! Nënkryetari i bashkisë rreh kolegen dhe e bën për spital, zbardhen detajet

Një akt dhune ka ndodhur në zyrat e institucioneve në Greqi, ku nënkryetari i bashkisë Mandra ka dhunuar një tjetër nënkryetare bashkie.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur nënkryetari i bashkisë ka sulmuar dhe goditur me grusht nënkryetarin e Financës, teksa ndodhej në zyrën e sekretarit të përgjithshëm.

Ngjarja ka ndodhur para syve të sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit të Bashkisë dhe ka bërë që nënkryetarja e bashkisë të transferohet fillimisht në Qendrën Shëndetësore Elefsinë dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Nikaisë “Agios Panteleimon”.

Mediat greke raportojnë se ajo ka bërë padi kundër autorit. Më pas nënkryetari është dorëhequr, duke thënë se një vendim të tillë po e merr për “arsye personale”, pa përmendur ngjarjen.

Sapo kryebashkiaku , Kristos Stathis, i njoftuar për ngjarjen, ka urdhëruar shkarkimin e nënkryetarit nga detyra dhe në datën 23 qershor (në të njëjtën ditë me dorëheqjen), ka marrë vendimin përkatës.

“Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënkryetares së Bashkisë, duke sjellë si pasojë dëmtimin e saj, gjë e cila vërtetohet nga raportet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Elefsina dhe Spitalit Shtetëror Nikaia, Pire. Fakti që sjellje të tilla janë krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe qëndrimet e Autoritetit Bashkiak, pasi ne besojmë se ata që mbajnë poste publike jo vetëm duhet t’i justifikojnë me sjelljen e tyre, por edhe të jenë shembull për të tjerët”, thuhej në vendim.