Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, Rama bën premtimin e madh për qytetarët e Kosovës

Gjatë vizitës së tij në fabrikën e prodhimit të miellit, në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.